Merkato

“Sarri na e mori lojtarin, i kërkoj falje Manchester City”

Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis ka konfirmuar se Jorginho do të shkojë te Chelsea dhe marrëveshja për Maurizio Sarri-n është shumë pranë.

Fjalët e De Laurentiis kanë ardhur një ditë pasi është raportuar se Chelsea kishte arritur marrëveshjen me Jorginho-n dhe Sarri-n nga Napoli për 65 mln euro, megjithëse mesfushori dukej sikur do të kalonte te Manchester City.

“Afera e Sarri-t është hapi i fundit, pasi gjithçka varet nga ai,” shprehet presidenti për gazetarët.

“Unë ia kam bërë të qarta konditat e mia. Gjithçka është në dorë të avokatëve. Jorginho? Po prisnim oferta për të. Më duhet t’i kërkoj falje Manchester City-t, por ai kishte dëshirë të jetonte në Londër.

“Dhe nëse Chelsea do t’i japë një rrogë më të mirë, atëherë akoma më mirë.”

Më shumë nga Merkato