Futboll

Sarri takim me ultrasit: Besoj te titulli, dhëmbë për dhëmbë me Juven deri në fund

Trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, ka zhvilluar një takim  me përfaqësuesit e tifozerisë ultras të këtij ekipi, në prag të ndeshjes që kryesuesit e Serisë A do të luajnë sot në mbrëmje ndaj Interit. Një përballje e vështirë dhe delikate për skuadrën “azzurre”, që i duhen 3 pikët për të ruajtur kryesimin dhe për të qëndruar në garë për titullin kampion. Trajneri nuk doli para gazetarëve në prag të sfidës së sotme, por ka qenë para tifozëve, që u grumbulluan para nisjes së skuadrës për në Milano.

Ju besoni te titulli? Nëse po, atëherë mos harroni se edhe ne besojmë te titulli dhe do të duelojmë deri në fund për t’ia dalë mbanë. Duke nisur nga ndeshja e sotme në “San Siro”, ku do të rikthehemi te fitorja”, ka qenë deklarata e trajnerit Sarri në adresë të tifozëve, duke karikuar kështu edhe skuadrën pas humbjes 2-4 në shtëpi nga Roma, humbje që mund t’i kushtojë shumë Napolit. Pritet që sot të ketë mjaft tifozë të Napolit në “San Siro” për të mbështetur ekipin në këtë moment delikat.

Më shumë nga Futboll