Bundesliga

Schalke 04 befason, Höwedes nuk do të jetë më kapiten

Schalke 04 befason, Höwedes nuk do të jetë më kapiten

Gjermanët i përjetojnë gjërat ndryshe nga të tjerët, shumë më ftohtë. Për shembull, asgjë s’e shohin të përhershme dhe nuk përfshihen emocionalisht.

Besojeni ose jo, pas gjashtë vitesh, Benedikt Höwedes nuk do të jetë më kapiten i Schalke 04. Kjo u njoftua nga vetë trajneri i “Mbretërorëve blu”, Domenico Tedesco, në konferencën për shtyp para ndeshjes me BFC Dynamo-n.

Shiritin e kapitenit të skuadrës e ka marrë portieri Ralf Fährmann. Zëvendëskapitenët janë caktuar Leon Goretzka, Naldo dhe Guido Burgstaller. Höwedes, natyrisht, mbetet pjesë e këshillit prej pesë kapitenësh, ndonëse i fundit nga radha.

Schalke 04 ka shpjeguar se ky nuk është një vendim si pasojë e aspektit sportiv apo një dënim për ish-kampionin e botës, por një mënyrë për të shpërndarë përgjegjësinë mbi disa shpatulla. Kjo bën që lojtarët të ndiejnë se duhet të jenë protagonistë.

Më shumë nga Bundesliga