• United pranon 25 milionë € e Everton për Schneiderlin

    Publikuar: 10 Jan 9:54

    Morgan Schneiderlin është më pranë se kurrë bashkimit me Everton pasi Manchester United ka pranuar ofertën 25 milionë euro për mesfushorin. Shuma mund të shkojë deri në 28 milionë gjatë kohës së tij te Toffees teksa transferimi i tij pritet të bëhet zyrtar brenda 48 orëve të ardhshme. 27 vjeçari do të kryejë në fillim vizitat mjekësore në qendrën stërvitore Finch Farm të Everton përpara se të nënshkruajë kontratën e re. Dhe Ronald Koeman mund ta përfshijë menjëherë në formacion kur Everton të përballet me Manchester City të dielën.

    Everton target Morgan Schneiderlin has struggled to become a Man Utd regular since switching from Southampton

    Schneiderlin i ka thënë trajnerit Jose Mourinho që donte të largohej nga “Old Trafford” këtë muaj pasi nuk ka arritur të sigurojë një vend titullari. Trajner i Everton ka qenë i vendosur të ribashkohej me francezin pasi dyshja ka punuar së bashku te Southampton. Schneiderlin ka luajtur vetëm 11 ndeshje në Premier League nën urdhrat e portugezit këtë sezon dhe nuk është përfshirë në skuadër në tetë ndeshjet e fundit të ekipit. Ai me shumë siguri nuk do të jetë lojtari i fundit që largohet nga United,me Memphis Depay që gjithashtu ka kërkuar largimin.

    [interaction id=”58754742122b4b812e1436a0″]


    Lexo postimet e tjera