• Schneiderlin te Everton, mungon vetëm firma!

    Publikuar: 6 Jan 7:30

    Morgan Schneiderlin do të bëj vizitat mjekësore te Everton, të premten në mbrëmje dhe pritet që nesër të bëhet zyrtarizimi i kalimit të tij nga Manchester United në “Goodison Park” për 20 milionë paundë. Mesfushori francez iu bashkua “djajve” nga Southampton për 25 milionë paundë, në verën e vitit 2015, kur një sezon i parë me ulje-ngritje u ndoq nga pesë muaj radhazi në stolin e Jose Mourinho, i cili personalisht i dha leje 27-vjeçar. “Ai është një profesionalist i ndershëm dhe një djalë fantastik. Shumë i hapur dhe në momentin që më kërkoi të largoja unë jam i detyruara ta pranoj sepse nuk mund t’i jap atë që kërkon. Nëse do të ishte në planet e mua do t’i thoja, nuk do të shkosh askund, por më duhet të jem i ndershëm me të.”

    Morgan Schneiderlin do të bashkohet edhe një herë me trajnerin Ronald Koeman, me të cilin punoi te Southampton kur për dy sezone u konfirmua si një nga mesfushorët më të mirë në Premier League. Everton do të paguajë rreth 20 milionë paundë për futbollistin që pritet të debutojë në ndeshjen kundër Manchester City, në “Goodison Park”, më 15 janar, në vend të Guaye, i cili është i impenjuar me kombëtaren e Senegalit në Kupën e Afrikës. Pasi të mbyllë përfundimisht blerjen e Schneiderlin, pritet të Everton të trokasë sërish në derën e Manchester United, këtë herë për të huazuar Depay. Në 18 muaj me United, Schneiderlin luajti në 47 ndeshje zyrtare dhe ironikisht golin e vetëm e ka shënuar pikërisht ndaj Everton, në fitoren 3-0 gjatë tetorit 2015.

    [interaction id=”586fdfd2804953407ce1c82a”]


    Lexo postimet e tjera