Connect with us

Bundesliga

Scholl i sugjeron Bayern-it një talent nga Dortmund

Bayern München duhet të blejë sërish nga Borussia Dortmund. Kjo është këshilla më e fundit e legjendës së rekordmenëve, Mehmet Scholl. Legjenda e rekordmenëve ka “piketuar” 18-vjeçarin Christian Pulisic si lojtarin e radhës me të ardhme, i aftë për të luajtur në Mynih. Duke folur në “ARD”, ish-mesfushori ka thënë fjalët më të mira për amerikanin, i cili luan si mbrojtës i djathtë, mesfushor ofensiv dhe sulmues i djathtë. Në katër ndeshjet e fundit, talenti i kërkuar nga Liverpool ka shënuar tre gola.

“Ai është absolutisht lojtari im i preferuar, – është shprehur Scholl, tetë herë fitues i Bundesligës si bavarez. “Mund ta imagjinoj që Bayern shumë shpejt ta ndjekë, sepse ai thjesht ka cilësinë e veçantë që duhet. Ai mund të krijojë një superioritet në krahë dhe këtë gjë vetëm pak lojtarë mund ta bëjnë”, – ka shtuar 46-vjeçari. E menjëhershme ka qenë përgjigjja e trajnerit të verdhezinjve, Thomas Tuchel, i cili ka theksuar se “Scholl duhet të qetësohet, sepse djaloshi është ende një lojtar akademie”.

 

Më shumë nga Bundesliga