Connect with us

Futboll

Schweinsteiger zbulon lojtarin që do të donte te Bayern

Bastian Schweinsteiger është përshtatur mirë me jetën dhe futbollin në SHBA, por lojtari tashmë i Chicago Fire nuk rresht së menduari për ish-skuadrën e tij Bayern Munich-ut. Kampioni i botës me Gjermaninë ndjek me shumë vëmendje të gjitha zhvillimet rreth klubit bavarez në veçanti ato që kanë të bëjnë me lëvizjet në merkato. Edhe pse nuk ka një ndikim në këtë aspekt, Schwein ka dhënë mendimin e tij për lojtarin që do të donte të shihte te Bayern.

Bastian Schweinsteiger revealed his close relationship with Neymar

“Nëse do të më pyesnit se cili është lojtari që do të preferoja ta shihja me fanelën e Bayern, do t’ju përgjigjesha pa hezitim se ai është Neymar. Por nuk e di nëse diçka të tillë do ta donte edhe ai”, rrëfeu ish-lojtari i Manchester United në një intervistë ekskluzive për “Goal”. Nëse ylli i Barcelona-s do të merrte rrugën drejt Bavarisë ai do të gjente atje shumë patriotë të tij si Douglas Costa, Rafinha apo Thiago Alcantara. Gjithsesi kjo mbetet në kuadrin e fantazisë.

Më shumë nga Futboll