Boks

“Së shpejti do të japim lajmin e revanshit Joshua-Klitschko”

Së shpejti do të japim njoftimin e duelit të radhës për boksierin britanik Anthony Joshua, kampionin e botës në fuqi në peshat e rënda”, ka thënë sot Stephen Espinoza, bosi i “Showtime”, kompania që do të menaxhojë sfidën e radhës së Joshua. Kampioni i botës në peshat e rënda në kategoritë WBA dhe IBF pritet që të mbrojë titullin kampion në Las Vegas në muajt e fundit të këtij viti ndaj Wladimir Klitschko, në një revansh mes dy boksierëve ikonë të kësaj kategorie. Gjasat janë që përballja të zhvillohet në nëntor, me ukrainasin që do të marrë vendimin përfundimtar.

Nga dueli i pare mes Joshua dhe Klitschko

Klitschko ende nuk ka vendosur nëse do të duelojë apo jo sërish me Joshua, por ka kërkuar që revanshi të mos zhvillohet në Britaninë e Madhe Ndaj palët kanë rënë dakord që sfida të zhvillohet në Las Vegas dhe zyrtarizimi i saj do të bëhet së shpejti. “Jemi shumë pranë marrëveshjes. Kanë qenë muaj të vështirë, kur gjërat afroheshin e largoheshin shumë shpejt. Nuk është sekret që ne e duam revanshin dhe mund të jetë sfida më e madhe e peshave të rënda që zhvillohet në Las Vegas pas më shumë se një dekade. Ndaj nuk duhet ta humbasim këtë rast”, tha Espinoza.

Joshua do te mbroje titujt kampione bote te peshave te renda ne Las Vegas

E pamë dualin e parë, ishte fantastik dhe një reklamë e mirë për boksin, ndaj ne presim një tjetër përballje të tillë. Një sfidë që do të dhurojë shumë parà, reklamë dhe famë, ndoshta do të jetë sfida e vitit në boks. Ne i mirëpresim”, tha Stephen Espinoza, që premton një publicitet ndryshe dhe një spektakël po kaq ndryshe në “tokën e premtuar”. Sfida e parë zhvilluar në stadiumin “Wembley” të Londrës u ndoq nga 90 mijë shikues dhe ishte një spektakël i vërtetë, me Joshua që fitoi me “KO” teknik në raundin e 11-të.

Më shumë nga Boks