Connect with us

Formula 1

“Së shpejti do të kemi lajme të mira për Schumacher”

Kanë kaluar gati 3 vjet e gjysmë që nga koha kur Michael Schumacher, më 29 dhjetor 2013, pësoi aksidentin e mallkuar me ski, duke përfunduar në koma dhe tashmë në periudhë rehabilitimi. Që nga ajo ditë ende asnjë lajm për 7 herë kampionin e botës në Formula 1, që ndodhet pranë familjes së tij, që mban heshtje shtypi për të gjithë. Kjo zgjedhje e familjarëve ka krijuar jo pak polemika, pasi janë të shumtë ata që duan të dintë rreth gjendjes shëndetësore të pilotit gjerman, idhullit të tyre. Por familja ka vendosur të zgjedhë privatësinë dhe Schumacher ndodhet në vilën e tij në Gland, në liqenit e Gjenevës, në Zvicër nën kujdesin e stafit mjekësor.

Michael Schumacher dhe Gerhard Berger

Miqtë e kolegët e Shumacher shpresojnë që një ditë i madhi Michael të rikthehet si dikur dhe ai që beson te mrekullia është Gerhard Berger, ish-pilot i Ferrarit. “Unë besoj të mrekullitë dhe besoj se së shpejti do të kemi lajme të mira nga Michael. Mënyra se si familja e tij po e përball këtë situatë është e vështirë por edhe e admirueshme njëkohësisht. Personalisht kam respekt të madh për të, kemi qenë kolegë e rivalë në pistë, por edhe miq të mirë. Më pëlqen edhe djali i tij Mick, për kurajon që tregoi për të ndjekur rrugën e babait të tij edhe pse ka shumë presion nga njerëzit, që duan të dinë gjithçka për babanë e tij”, u shpreh Gerhard Berger.

Më shumë nga Formula 1