Futboll

Sebino Plaku te Korabi, zyrtarizohet huazimi

Ndonëse procedurat administrative janë realizuar që më 31 gusht, brenda afateve të lejuara të merkatos, vetëm pak minuta më parë është bërë publik lajmi i transferimit të sulmuesit Sebino Plaku nga Skënderbeu në drejtim të Korabit. Plaku është transferuar te klubi debutues në Kategorinë Superiore, në formën e huazimit për 1 vit. Sipas burimeve të Telesport, është konfirmuar se sot është gjetur marrëveshja financiare tre palëshe mes dy klubeve dhe vetë futbollistit. Sebino Plaku i regjistruar dhe federuar në kohë do të jetë nesër i gatshëm për ta nisur si titullar aventurën e tij të re me ekipin e Korabit, në ndeshjen historike për klubin dibran që do të përballet me Laçin në startin e kampionatit.

Rezultate imazhesh për sebino plaku

Sebino Plaku është transferuar në formë huazimi te Korabi për 1 sezon.

Vetë futbollisti, rreth një muaj më parë doli publikisht duke mohuar zërat dhe aludimet mbi një transferim të mundshëm te Korabi. “Reagim. Duke parë që kohët e fundit emri im nga portalet shqiptare përflitet tek ekipi i Korabit, janë të pavërteta.Nuk ka asgjë konkrete midis meje dhe Korabit.Une jam lojtar i Skënderbeut dhe jam i lumtur në Korçë. Sebino Plaku!”, shkruante Plaku në profilin e tij në “Facebook”. Një lumturi ajo e tija te Skënderbeu që duket se nuk ka qenë fort e konsoliduar, sidomos në mungesë të hapësirave për të treguar veten në fushë. Një shans të cilin tashmë Plaku mund ta ketë me tepri te Korabi modest.

[interaction id=”57cee0eaec3cf49f6e6faa3f”]

Më shumë nga Futboll