Kombëtarja

Seferi në “qiellin e shtatë”, tregon emocionet si kapiten i Shqipëria U-21

Taulant Seferi nga Kumanova, lojtar i Vohlenit në Zvicër, ka udhëhequr ekipin U-21 të Shqipërisë drejt fitores prej 3-2, në miqësoren kundër Bjellorusisë, e luajtur në “Elbasan Arena”, ditën e martë. Ai tregon se si ka mbetur i habitur, kur në dhomën e zhveshjes ka parë shiritin e kapitenit te fanella e tij.

“Kur hyra në dhomën e zhveshjes pashë shiritin e kapitenit te fanella ime. Të them të drejtën u befasova. E falënderoj shumë trajnerin Alban Bushi që më ka besuar të jem kapiten. Ishte ndeshja ime e parë si kapiten i ekipit”, – tregon kapiteni i ri i kuqezinjve të rinj, Taulant Seferi.

Ai thotë se të qenurit kapiten është ndjenjë që nuk përshkruhet me fjalë: “Normal, ndjenja ishte e papërshkrueshme. Me qenë kapiten i kombëtares shqiptare U-21 është nder dhe krenari”. Seferi u bën thirrje tifozëve që të vijnë në numër më të madh në ndeshjen e ardhshme (të premten), po me Bjellorusinë, në “Elbasan Arena”: “Presim një lojë shumë të bukur. Ndeshjen e ardhshme do ta fitojmë, gjithashtu, por unë u bëj thirrje tifozëve të kombëtares që të vijnë e të na përkrahin, sepse kjo gjeneratë është shumë premtuese”.
Nga Shkupi, Reshat IBRAHIMI

 

Më shumë nga Kombëtarja