Europa League

Seferi: Young Boys shkon për të fituar ndaj Skënderbeut

Është i dëmtuar dhe ka munguar në këtë fillim sezoni, por mesfushori i ekipit tonë kombëtar U-21, Taulant Seferi, pjesë e ekipit të Young Boys në kampionatin zviceran, pret momentin e tij.  Pas Partizanit, Skënderbeu pret të enjten e ardhshme pikërisht skuadrën e Seferit në stadiumin “Elbasan Arena”, në ndeshjen e dytë në grupin B të Europa League. Me shumë mundësi Seferi nuk do të udhëtojë për në Shqipëri, pasi është në fazën rikuperuese, por thotë diçka në lidhje me këtë sfidë.

“Pavarësisht se Skënderbeu luan në shtëpi dhe cilësisë që ka, Young Boys do të shkojë në Shqipëri vetëm për të fituar, ka një mentalitet fituesi” – thotë Seferi. Te skuadra e Skënderbeut, Seferi ka edhe një mik të vjetër, Suad Sahitin. Me të ka luajtur te Rabotniçki në kampionatin maqedonas. Seferi pohon për “Sport Ekspres” se drejtuesit e skuadrës së tij e kanë pyetur rreth Skënderbeut dhe Shqipërisë. Naser Aliji ishte futbollisti i parë që vinte nga Maqedonia për të luajtur me Kombëtaren shqiptare. Para një muaji debutoi edhe Valon Ahmedi, ndërsa pritet që një ditë t’i bashkohet edhe Taulant Seferi.

Më shumë nga Europa League