TECH

‘Selfie’ i iPhone X po tmerron përdoruesit

Pra, iPhone X i ri ka mbërritur në duart e njerëzve, dhe bashkë me të, edhe rezolucioni tepër i lartë i kamerës së përparme, ose siç quhet ndryshe kamera e ‘selfie-t’.

Ajo është aq e mirë, sa në fakt, disa prej përdoruesve janë tmerruar disi.

iPhone X ka ardhur me një kamerë të re përpara të quajtur “TrueDepth”, e cila shkrep ‘selfie-t’ me kamerën 7-megapiksel që përdor një kamerë infra të kuqe në gjendje të kapë edhe karakteristikat e detajuara të fytyrës.

Është shumë herë më e mirë se çdo kamerë e përparme e prodhuar më parë.

‘Selfie-t’ e iPhone X me sistemin “TrueDepth” po zbulon disa tipare për të cilat nuk jemi edhe aq shumë krenarë, të paktën për disa përdorues.

Kamera “TrueDepth” është goxha precize – por kjo është detyra e saj. Është e njëjta kamerë që përdoret për të njohur fytyrën dhe për të zhbllokuar celularin, ose siç quhet ndryshe “Face ID”, që lejon përdoruesit të hapin celularin vetëm me një shikim.

Nëse ajo kamerë nuk do të kishte atë precizion, atëherë dikush tjetër mund të kishte akses në iPhone tuaj.

Apple e ka quajtur iPhone X “e ardhmja e iPhone”, kështu që me sa duket duhet të pajtohemi me pamjen tonë të vërtetë, ose të marrim filtra më të mirë, pasi Apple nuk dot ë prodhojë kamera më të dobëta për të zhdukur pasiguritë tona.

Më shumë nga TECH