• “I sëmurë, kërkon të shohë b…. time”, sportistja i kërkon falje Higuain

    Publikuar: 10 Jan 8:34

    Për ditë të tëra nuk u fol për gjë tjetër. Shkëmbimi i batutave në rrjetet sociale mes sulmuesit të Juventusit dhe sportistes së skermës, bukuroshes Antonella Fiordelisi i ka dhënë zjarr “ëeb-it”. Pikërisht aty, Fiordelisi rikthehet te çështja, kësaj here jo më për të sulmuar yllin argjentinas të Juventusit, por për të sqaruar deklaratat e saj të mëparshme. “Një muaj e gjysëm më parë Higuain më shkruajti nga profili i tij zyrtar, duke më dërguar një mesazh privat. Në kontaktin e parë kishte vetëm emoy me puthje. Ai niste, unë përgjigjesha. Nuk është absolutisht një djalë i shëmtuar, kështu që vendosa t’i përgjigjem puthjes. Më pas dialogojmë për pak. Më pyet: ‘Sa vjeçe je? Nga je? A luan sport?’. Ndërsa unë i përgjigjem të gjithave. Më pas kërkon një fotot të anës time ‘b’. më thotë se dëshiron të kuptojë nëse është e vërtetë apo e përpunuar me photoshop. I dërgova një plan të parë të fytyrës time. Ai më kërkoi një tjetër dhe unë iu përgjigja sërish me fytyrën time. Ai u përgjigj me fytrën që qesh, më pas asgjë. Nga ai moment nuk kam dëgjuar më prej tij”, ka sqaruar me detaje të gjithë komunikimin me Higuain.

    Rezultate imazhesh për higuain fiordelisi
    Antonella Fiordelisi është sportiste e skermës.

    Problemi lindi kur Antonella publikon diskutimin duke e konsideruar Higuain “të sëmurë” për kërkesën e tij. “Duke folur në rrjetet sociale, dikush më pyet nëse kisha chatuar ndonjëherë me personazhe të famshme. Iu përgjigja në mënyrë naive: Po, duke treguar edhe emrin e Higuain. Më tallën, duke më thënë se kisha shpikur gjithçka, atëherë publikova atë që për mua ishte dëshmi e rëndësishme. Më pas shpërtheu ferri. Të gjithë morën lajmin duke fotografuar edhe diskutimin në chat. Kur e kuptova, atëherë e hoqa, por ishte shuëm vonë. Nuk dëshiroja ta ofendoja. Nuk do t’ja kisha lejuar kurrë vetes që ta quaja maniak, ndonëse mesazhi që u përcoll e di që është negativ. Nuk mendoja ta kontaktoja, por më ka përfshirë në listën e zezë dhe më vjen keq. Shpresoj ta takoj për tu qartësuar”, ka argumentuar zhurmën e madhe që nxiti komenti i saj në adresë të bomberit të Seria A.

    Rezultate imazhesh për higuain antonella fiordelisi
    Fiordelisi ka publikuar foto të mesazheve të shkëmbyera me Higuain.

    “Kjo çështje më ka bërë të kuptoj se nuk mund të publikohet gjithçka dhe se duhet patur përgjegjësi mbi atë që shkruhet. Nga fotot që postoj mund të dukem si një vajzë e lehtë për tu tunduar, por nuk është kështu. Jam një vajzë e mbarë. Nuk i jam nënshtruar kurrë kirurgjisë estetike dhe krenohem për gjoksin e sheshtë. Se mos është faj të kesh një fundshpinë të bukur!”, përfundon me ndjesën: “Gonzalo, të kërkoj falje. Jam gati të vij në Torino, ose nëse ti kalon në Salerno, të të ofroj një kafe”, sqarimin e saj në revistën “Chi” sportistja e skermës atë uragan të rrjeteve sociale, të cilin e ndezi me fjalët: “I sëmurë…më kërkon foto të bythës time”.


    Lexo postimet e tjera