Europa League

Serbët me kuzhinier personal, i druhen ndonjë helmimi në Elbasan

Serbët me kuzhinier personal, i druhen ndonjë helmimi në Elbasan

Të enjten, Partizani do të presë Partizanin e Beogradit në stadiumin “Elbasan Arena” në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Nuk diskutohet që niveli i sigurisë do të jetë mbi normalen, gjë e cila konsiderohet “prokacije” nga delegacioni serb. Gazeta “Informer” raporton se skuadra nga Beogradi do të jetë gjithmonë e ruajtur nga forcat speciale, ndërsa vetë klubi do të marrë me vete 4 roje shtesë.

Ka akoma! Partizani do të ketë gjithashtu një kuzhinier personal për skuadrën, sepse serbët dyshojnë te gjithçka që mund të ndodhë në Elbasan. Pra, kanë frikë se mund t’u hedhim gjë në ushqim.

Më shumë nga Europa League