Volejboll

Serbia kampione e Europës për femra, mund Holandën 3-1 në finale

Serbia është shpallur kampione e Europës në volejboll për femra, pas fitores 3-1 në finale ndaj Holandës (25-20, 25-22, 18-25, 25-18), turne që u zhvillua për dy javë me radhë në Azerbajxhan. Një triumf i merituar i ekipit ballkanas, që tregoi se është më superior se rivalët e tjerë, duke e merituar medaljen e artë, ndërsa “tulipanet” u kënaqen me emdaljen e argjendtë. Lodhja e ndeshjes gjysmëfinale duket se ndikoi te kombëtarja holandeze, që nuk ishte në gjendje të rivalizonte në këtë finale. Medaljen e bronzit e fitoi Turqia, që në “finalen e vogël” mundi 3-1 (22-25, 25-21, 25-14, 25-8) kombëtaren vendase të Azerbajxhanit. Volejbollistja “MVP” e këtij turneu u shpall serbja Tijana Boskovic, një lidere në fushë për kampionet e Europës. Për Serbinë ky është titulli i dytë kampion i Europës në volejboll për femra.

Më shumë nga Volejboll