• Serena Williams ambasadore për Olimpiadën e Los Anxhelosit

    Publikuar: 13 May 4:16

    Los Anxhelosi, një nga dy qytetet kandidate për të organizuar Lojërat Olimpike të vitit 2024, ka konfirmuar sot se tenistja amerikane Serena Williams do të jetë ambasadore e kësaj kandidature. Ajo është pjesë e një liste prej 45 sportistësh të njohur (jo vetëm amerikanë), që do të zhvillojnë takime anembanë botës, për të siguruar një mbështetje sa më të gjerë të kësaj kandidature. Serena Williams ka lindur në rrethinat e Los Anxhelosit dhe prej disa muajsh nuk luan për shkak të shtatzanisë.

    Qyteti i los Anxhelosit, kandidat per Olimpiaden e vitit 2024

    Por ajo ka konfirmuar mbështetjen e saj për kandidaturën e LA-së, duke u shprehur: “Los Anxhelosi propozon një vizion optimist për sportin, që u jep mundësi fëmijëve, siç kam qenë unë, që të bëhen sportistë dhe olimpistë kampionë në të ardhmen”, tha numri 1 në botë për femra, që pritet të lindë në gusht të këtij viti. Qyteti tjetër kandidat është Parisi dhe emri i fituesit do të vendoset më 13 shtator të këtij viti, në Lima të Perusë, në asamblenë e radhës së Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

    [interaction id=”58b0545c3d7ca9a841f33f59″]


    Lexo postimet e tjera