Gossip

Serena Williams në altar, dasmë ëndrash me bashkëshortin 3 muaj pas lindjes

Tenistja amerikane Serena Williams, tri muaj pas lindjes së vajzës Alexis Olympia, ka vendosur që të kryejë edhe ceremoninë e martesës me bashkëshortin e saj Alexis Ohanian, themeluesin e kompanisë Reddit. Dasma mes tyre do të zhvillohet nesërt në New Orleans, në një ceremoni që pritet të jetë madhështore, me 250 të ftuar, shumë prej tyre personazhe VIP të botës së sportit dhe jo vetëm. Serena dhe Alexis nuk kursyer asgjë për ta bërë këtë ditë të veçantë të jetës së tyre sa më madhështore dhe kanë ftuar vetëm ajkën e shoqërisë së tyre.

Ata kanë zgjedhur qytetin e New Orleans, të konsideruar si special për tenisten amerikane. mediat amerikane konfirmojnë se vajza e tyre nuk do të mungojë gjatë mbrëmjes dhe për të do të kujdeset një babysitter. Për të mbajtur sa më larg kureshtarët janë shtuar forcat e sigurisë dhe të ftuarve nuk do t’u lejohet që të përdorin celularët e tyre për të bërë fotografi. Serena Williams, tashmë 36 vjeçe, pritet të rikthehet në fushë në grand slemin e Australian Open, që zhvillohet në mes të janarit, në Melburn.

Më shumë nga Gossip