Tenis

Serena Williams në gjysmëfinale, ja 4 tenistet më të mira të Wimbledon

Janë përcaktuar 4 tenistet që do të luajnë në gjysmëfinalet e grand slemit të Wimbledon, turneu i fushave me bar që zhvillohet në Londër. Serena Williams do të kërkojë titullin e tretë në Wimbledon pas fitores 2-1 në çerekfinale ndaj italianes Camila Giorgi, një fitore me përmbysje e tenistes amerikane. Edhe pse kjo e fundit e nisi mirë ndeshjen, duke fituar setin e parë, shpejt edhe rikuperimi i rivales 35-vjeçare. Williams, ish-numri 1 në botë (tashmë në vendin e 181-të), tregon një formë të mirë, arrin të përmbysë shifrat, duke bërë një lojë të mirë dhe kualifikohet për në gjysmëfinale, ku do të luajë ndaj gjermanes Julia Goerges.

Goerges fitoi 2-1 me përmbysje ndaj belges Kiki Bertens, në një ndeshje që pati rivalitet dhe emocione në dy setet e para. Bertens fiton me lehtësi setin e parë, rivalizon edhe në të dytin, ku humbet në shtesë, ndërsa më tej gjithçka flet për gjermanen, që fiton me meritë dhe avancon në gjysmëfinale. Përballja tjetër do të jetë ajo mes letonezes Jelena Ostapenko dhe gjermanes tjetër Angelique Kerber. Të dyja këto teniste fituan p[a shumë probleme 2-0. Ostapenko eliminoi sllovaken Dominika Cibulkova, ndërsa Kerber aliminoi rusen daria Kasatkina. Më 11 korrik është radha e meshkujve për të luajtur çeerkfinale, ndërsa pas 48 orësh luhen gjysmëfinalet e femrave.

Çerekfinalet – Femra

Serena Williams – Camila Giorgi, 2-1 (3-6, 6-3, 6-4)

Daria Kasatkina – Angelique Kerber, 0-2 (3-6, 5-7)

Dominika Cibulkova – Jelena Ostapenko, 0-2 (5-7, 4-6)

Kiki Bertens – Julia Goerges, 1-2 (6-3, 5-7, 1-6)

Gjysmëfinale – Femra

Julia Ostapenko – Angelique Kerber

Serena Williams – Julia Goerges

Tenistja amerikane Serena Williams

Më shumë nga Tenis