Gossip

Serena Williams “prezanton” vajzën e saj, i ka vënë emrin Olympia

Grand sleme të fituara, 1. Kështu e prezanton vajzën e saj Olympia tenistja amerikane Serena Williams, e cila lindi vetëm pak ditë më parë, gjatë kohës që luhej grand slemi i US Open. Përmes një video të bërë publike në rrjetey sociale, tenistja amerikane, ish-numri 1 në botë, ka publikuar gjithë historinë e shtatzanisë me fëmijën e saj të parë.

Në video janë pasqyruar shumë momente private, që kur doktori i tregoi se është shtatzënë, pak ditë para se të niste grand slemi i Australia Open, të cilën Serena e fitoi edhe pse shtatzënë (8-javëshe), deri në lindjen e Olympia.

Më shumë nga Gossip