Gossip

Serena Williams shijon pushimet, në plazh me miqtë

Serena Williams po shijon pushimet e merituara që i ka dhënë vetes pas eliminimit nga grand slemi i US Open, teksa ka publikuar një foto, ku ndodhet në plazh me disa miqtë e saj

Serena Williams po shijon pushimet e merituara që i ka dhënë vetes pas eliminimit nga grand slemi i US Open, teksa ka publikuar një foto, ku ndodhet në plazh me disa miqtë e saj. Ajo ka publikuar foton së bashku me aktorin Colton Haynes dhe një mikeshën e tyre. Serena, numri 1 në botë për femra, ka vendosur të mos zhvillojë asnjë ndeshje këtë vit, duke bërë disa pushime të gjata.

Tenistja amerikane, këtë vit ka thyer disa rekorde personale, si ajo e tenistes më të vjetër që fiton një grand slem. Por Serena dështoi në rekordin më të rëndësishëm, e fitores së 4 grand slemeve brenda një viti, duke u eliminuar në gjysmëfinale në turneun e shtëpisë. Ajo ka pranuar se këtë vit ka luajtur një pjesë të mirë të kohës e dëmtuar.

serena plazh

Serena Williams në plazh

Pas eliminimit nga US Open jam “plagosur” edhe në zemër. Ndaj dhe vendosa të mos garoj në Pekin e Singapor, për t’u riaftësuar 100% fizikisht dhe të jem gati për sezonin e ri”, ka deklaruar tenistja amerikane, e cila pritet të rikthehet në fushë më 16 janar, kur dhe nis grand slemi i Australia Open.

[total-poll id=88708]

Më shumë nga Gossip