Futboll

Sergio Aguero “pushton” Rusinë!

Sergio Aguero “pushton” Rusinë!

Sergio Aguero ka shënuar katër minuta para fundit, duke i thënë Argjentinës fitoren 1-0 në miqësoren e luajtur kundër Rusisë në Moskë. Aguero shënoi në tentativën e dytë, në një distancë shumë të afërt me portën, duke sigluar suksesin e merituar nga miqtë, që e qarkulluan topin 70% dhe bënë 19 goditje në kuadratin e portës ruse. Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Argjentinën dhe diçka e tillë nuk ndodhte që nga vera e kaluar.

Skuadra e Jorge Sampaoli e siguroi të drejtën për të luajtur në Kupën e Botës 2018, në saj të fitores në eliminatoren e fundit kundër Ecuardor, me rezultatin 3-1, në saj të tre golave të shënuar nga Lionel Messi. Nga ana tjetër, Rusia do të marrë pjesë në direkt në botëror si sepse është vend organizativ, por forma e tyre sportive lë shumë për të dëshiruar. Ndeshja u luajt në “Luzhniki Stadium”, atje ku do të zhvillohet edhe ndeshja e parë e Kupës së Botës.

Më shumë nga Futboll