Kampionatet në Europë

Sergio Ramos shpallet mbrojtësi më i mirë për vitin 2017

“Goal 50” është çmimi që organizohet nga “goal.com”. Kjo media ndërkombëtare sportive ka vlerësuar 31-vjeçarin spanjoll. Sergio Ramos, si mbrojtësin më të mirë për vitin 2017. Ky konkluzion vjen pas një sezoni tjetër të shquar të kapitenit të “Los Blancos”, duke u bërë lojtari i parë që udhëheq Real Madridin drejt fitimit të titullit në La Liga dhe dy herë radhazi Ligën e Kampioneve, që nga Juan Alonso më 1958. Ramos kontribuoi me 10 gola mbresëlënës për skuadrën e tij gjatë periudhës së marrë në vlerësim. Si rezultat i vendosmërisë së tij në të dyja anët e fushës, fituesi i Kupës së Botës përfundoi mbi mbrojtësit e tjerë, si Leonardo Bonucci dhe Dani Alves në “Goal 50” e këtij viti.

Më shumë nga Kampionatet në Europë