Kampionatet në Europë

Sergio Ramos vlerëson fitoren, por bën edhe një vetëkritikë

Sergio Ramos analizoi fitoren e Real Madridit kundër Borussia Dortmund. Në fund të ndeshjes, duke folur për mikrofonët e “BeIN Sports”, kapiteni i Real Madridit vlerësoi fitoren, por gjithashtu bëri vetëkritikë. “Ishte një ndeshje shumë intensive, sidomos në gjysmën e parë të orës, në të cilën shkuam shumë mirë. Më pas e kemi ulur nivelin dhe kemi përfituar nga ato pak shanse që kundërshtari kishte, – shpjegoi Ramos. – Në fund, duke këmbëngulur, ia dolëm të marrim një fitore, që duhet të na ndihmojë të përmirësohemi”. Natyrisht, ai, gjithashtu, bëri një vetëkritikë: “Në futboll, gjithmonë duhet t’i përmirësoni gjërat, duhet të vazhdoni të përmirësoheni, të rikuperoni besimin tuaj dhe të gjeni lojën më të mirë. Ndonjëherë e bëjmë mirë këtë, nganjëherë jo si duhet, por duhet të arrijmë sa më parë rregullsinë që duam”. Sergio Ramos nuk ka asnjë preferencë për kundërshtarin e 1/8 finale të Champions-it: “Aspak, nuk kam ndonjë preferencë. Gjithmonë e kam thënë se për të fituar Ligën e Kampionëve ju duhet të mundni ekipet më të mira”.

Më shumë nga Kampionatet në Europë