Seria A

Seria A, pa VAR Juventus do të ishte në arratisje

Java e njëzet e kampionatit italian është arkivuar me disa ndeshje që janë kushtëzuar nga vendimet e marra duke përdorur sistemin VAR, edhe pse polemikat nuk kanë munguar, veçanërisht në rastet kur ky sistem nuk është përdorur, siç ka ndodhur në ndeshjen e luajtur të shtunën në mbrëmje mes Cagliari-t dhe Juventus-it, me ekipin sard që ka kërkuar një penallti.

Ndihma teknologjike ka qenë vendimtare që në ndeshjen e parë të javës së fundit të Serisë A, kur Chievo ka çuar shifrat në 2-0 kundër Udinese-s me Cacciatore. Gëzimi i veronezëve ka zgjatur pak, pasi mbrojtësi i krahut ka qenë në pozicion jashtë loje dhe arbitri kryesor e ka anuluar golin. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në “San Siro”, me Kessie që ka shënuar golin e dytë për Milan-in, por mesfushori ka qenë në pozicion jashtë loje dhe realizimi është anuluar. Ja si do të ishte renditja e Serisë A pa ndërhyrjen e VAR.

Renditja reale: Napoli 51 pikë, Juventus 50, Inter 42, Lazio* 40, Roma* 39, Sampdoria* 30, Atalanta 30, Fiorentina 28, Udinese* 28, Milan 28, Torino 28, Bologna 24, Chievo 22, Genoa 21, Sassuolo 21, Cagliari 20, Crotone 15, Spal 15, Verona 13, Benevento 7.
* Një ndeshje më pak

Renditja pa VAR: Juventus 52 pikë, Napoli 49, Roma 43*, Lazio* 43, Inter 41, Atalanta 35, Torino 32, Sampdoria 30*, Milan 29, Udinese* 26, Fiorentina 25, Chievo 23, Bologna 23, Genoa 21, Sassuolo 20, Cagliari 20, Crotone 13, Spal 12, Verona 12, Benevento 8.
* Një ndeshje më pak


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Seria A