Seria A

Serie A rigjen lavdinë, Interi fiton zyrtarisht “titullin” e tretë radhazi

Seria A po tërheq gjithnjë dhe më shumë spektatorë, sipas të dhënave të nxjerra nga Observatori italian i futbollit. Mesatarja e shikuesve në sezonin e sapo mbyllur (24.507) regjistron një rritje 10.3% në krahasim me të dhënat e kampionatit të kaluar.

Dhe për vitin e tretë radhazi, Inter konfirmohet në vendin e parë (57.529 spektatorë mesatarisht) me një rritje 23,4% në krahasim me kampionatin e kaluar. Për zikaltrit është rezultati më i mirë në pesë vitet e fundit (1.093.053 në total).

Në vendin e dytë është Milan me një mesatare spektatorësh prej 52.453 dhe një rritje 30,1% në krahasim me fundin e sezonit të kaluar. Në vendin e tretë është Napoli (42.587), që kapësuar një rritje prej 16,4% në krahasim me vitin e kaluar.

Mes pesë të parave janë edhe Juventus (39.257) dhe Roma (37.450 + 14,7%). Pas tyre vijnë Lazio (28.921, +40,1%), Fiorentina (26.092, -1,4%), Genoa (20.936, -1,9%), Bologna (20.903, -1,3%), Sampdoria (20.156, +1,5%).

Ndërkohë, Juventus është skuadra që tërheq më shumë tifozë kundërshtarë. Me bardhezinjtë në fushë, janë regjistruar të dhënat më të mira sezonale në Benevento, Bologna, Cagliari, Verona (Chievo, Hellas), Crotone, Milano (Inter, Milan), Napoli, Mapei Stadium i Reggio Emilia (Sassuolo), stadiumi Paolo Mazza i Ferrara, stadiumi Olimpico i Torino.

Në fund, shitja e të gjitha biletave në “Meazza”, me rastin e Inter-Juventus dhe Milan-Juventus, ka regjistruar edhe rezultatin më të mirë të sezonit për numrin e spektatorëve të pranishëm (78.328). Në vendin e tretë të ndeshjeve me më shumë spektatorë është Napoli-Juventus, 55.567 shikues.

Më shumë nga Seria A