Champions League

Serie A kalon Bundesligën në Champions!

Serie A kalon Bundesligën në Champions!

Tre fitore, në tre ndeshje dhe nëntë pikë të mbledhura. Java e dytë e Champions League ka dhuruar kënaqësi për Juventus, Roma dhe Napoli, skuadrat italiane të përfshira në veprimtarinë elitare. Ky sukses i trefishtë, pas një fillimi jo të mirë, e ngjit futbollin e Serie A në vendin e tretë të klasifikimit të UEFA për klube, në dëm të Gjermanisë. Italia kishte qenë për herë të fundit mes “Top 3” në vitin 2010, kur Inter realizoi “tripletën” me Jose Mourinho në stol.

Koeficientët e UEFA: 1.Spanja (92.71), 2.Anglia (66.03), 3.Italia (64.08), 4.Gjermania (63.99), 5.Franca (48.74), Rusia (45.58)

Me riformatimin e Champions League, e rëndësishme është një vend mes katër të parave dhe faktikisht Serie A e ka siguruar. Megjithatë, rikthimi në podiumin e kampionateve më të forta, pas Spanjës dhe Anglisë është një prestigj për skuadra e Serie A. Parakalimi ndaj Bundesliga ka ardhur edhe nga fakti që tre skuadrat gjermane, Bayern, Dortmund e Leipzig u mposhtën përkatësisht nga PSG, Real dhe Besiktas, ndërsa Hoffenheim u eliminua në “play off”.

Më shumë nga Champions League