Connect with us

Futboll

SERIE A / Roma mbron vendin e dytë

Roma e drejtuar nga Luciano Spalletti ka fituar në ndeshjen që mbylli javën e 29-të të Serie A. Verdhekuqtë mposhtën me rezultatin 3-1 skuadrën e Sassuolo, duke reaguar ndaj disavantazh fillestar të pësuar nga goli i Defrel dhe duke heshtur që pa nisur mirë vërshëllimat në “Olimpico”. Paredes barazoi pas çerekore lojë me një goditje të shkëlqyer nga jashtë zone, ndërsa pak sekonda para fundit të pjesës së parë Salah firmosi golin e avantazhit. Në pjesën e dytë, Roma gjeti edhe golin e tretë me anë të Edin Dzeko, autor i 21 golave në këtë kampionat.

ROMA-SASSUOLO 3-1

Shënues: 9′ Defrel (S), 16′ Paredes (R), 47′ Salah (R), 23′ st Dzeko (R)

Roma: Szczesny; Rudiger, Fazio, Manolas; Peres (Dzeko 60’), Paredes (De Rossi 87’), Strootman, Emerson; Salah (Perotti 75’), Nainggolan; El Shaarawy. Trajner: Spalletti.

Sassuolo: Consigli; Letschert (Lirola 46’), Acerbi, Peluso, Dell’Orco; Pellegrini, Missiroli (Ricci 69’), Duncan; Berardi, Defrel (Matri 67’), Politano. Trajner: Di Francesco.

Gjyqtar: Di Bello

Kartonë të verdhë: Strootman / Letschert, Peluso

[interaction id=”58cefc295f0c12724435ea67″]

Më shumë nga Futboll