Miks Bota

Sërish akuza për abuzim seksual në gjimnastikën amerikane

Njerëzit duhet të mësojnë se abuzimet seksuale me gjimnastet e reja ndodhin në të gjithë botën, jo vetëm në Amerikë”, ka qenë deklarata e McKayla Maroney, ish-gjimnaste e delegacionit amerikan në Lojërat Olimpike “Londër 2012”, fituese e medaljes së artë në garën e skuadrës. “Unë kam ëndërruar një jetë për të shkuar në Olimpiadë, por për t’ia arritur qëllimit kam qenë e detyruar të duroj gjëra të shëmtuara dhe të shpifura”, tha ish-gjimnastja, që në qendër të akuzave të saj ka vënë mjekun e kombëtares amerikane të gjimnastikës, Larry Nassar.

Ndaj këtij të fundit janë 22 akuza për abuzime seksuale në spoprtin e gjimnastikës në shtetin e Michigan. “Nassar ka nisur të abuzojë me mua që kur isha 13 vjeçe, duke bërë gjoja sikur më mjekonte dhe e ka vijuar këtë gjë deri sa jam tërhequr nga sporti. Kur isha 15 vjeçe kam përjetuar natën më të keqe të jetës time. Udhëtonim për në Tokio për një garë dhe ai më hodhi ilaç gjumi. Ajo që di është se jam zgjuar në dhomën e tij në hotel dhe ai gjoja më bënte masazh. Heshtja jonë si gjimnaste u ka dhënë fuqi këtyre abuzuesve, por është koha të flasim. Nuk është kurrë vonë për të denoncuar”, tha McKayla Maroney.

Më shumë nga Miks Bota