Formula 1

Sërish ndryshime për spektaklin, FIA nis eksperimentimet për të ardhmen

Sërish ndryshime në rregulloren e garave të Formula 1. Sot pasdite është zhvilluar në Paris një mbledhje e bordit drejtues të FIA-s me presidentin e Liberty Media, Chase Carey, për të diskutuar me disa nga risitë që do të prezantohen sezonin 2019 të garave të automobilizmit.

Është diskutuar që sezonin e ardhshëm, makina të kenë më shumë karburant në serbatorin e tyre, duke e rritur sasine nga 105kg në 110kg për garë. Kjo do t’u jepte mundësi makinave që të shfrytëzonin sa më shumë potencialin e motorëve të tyre dhe të mos kurseheshin për shkak të karburantit.

Gjithashtu është vendosur që pilotët të mbajnë doreza biometrike, të cilat do të monitorojnë gjendjen shëndetësore të drejtuesve përmes një sensori. Ai do të masë frekuencën kardiake, sasinë e oksigjenit në gjak, temperaturën e trupit dhe do të jetë i rëndësishëm për të kuptuar gjendjen e pilotit në rast të ndonjë aksidenti të rrezikshëm.

Një risi e re e parahsikuar për vitin 2019 është se do të ndahet pesha e makinës nga ajo e pilotit në llogaritjen prfundimtare të peshës së njëvendëshes së garës. Kjo për të mos penalizuar pilotët që janë më të rëndë. “Këto risi do të diskutohen edhe javët e ardhshme, ndërkohë që do të paraqiten në mbledhjen e radhës edhe disa ndryshime për sa i përket anës aerodinamike”, thuhet në një deklaratë të FIA-s.

Më shumë nga Formula 1