Çiklizëm

Sërish telashe për Chris Froome, rrëzohet gjatë stërvitjes në Johanesburg

Chris Froome nuk e priste aspak që viti 2018 të niste në mënyrë kaq të keqe. Pas skandalit doping, ku normat e një substance të ndaluar (salbutamol) kanë dalë më të larta në një test të kryer gjatë Vueltës së Spanjës, çiklisti britanik ka pësuar një aksident të rëndë në Afrikën e Jugut, ku dhe po stërvitet. Në rrethinat e Johanesburgut, britaniku është rrëzuar gjatë stërvitjes, duke u dëmtuar keq në pjesën e majtë të trupit, çka e ka detyruar të lërë në mes stërvitjen.

Përveç dëmtimeve në trup, edhe bërryli i majtë ka dëmtime serioze, ndërkohë që bluza është grisur tërësisht pas rrëzimit në asfalt. Një lajm aspak i mirë ky për Froome, që do të jetë në Lozanë javën e ardhshme, për të sqaruar çështjen doping para Federatës Ndërkombëtare të Çiklizmit (UCI). Britaniku, që vjet fitoi Turin dhe Vueltën, rrezikon një pezullim për shkak të dopingut.

Froome i demtuar pas rrezimit

Më shumë nga Çiklizëm