Tenis

Sërish telashe për Sharapovën, tërhiqet nga turneu i San Jose

Tenistja ruse Maria Sharapova ka vendosur të mos luajë në turneun e San Jose, ku fillimisht kishte dhënë “OK”-in. E eliminuar që në raundin e parë të grand slem të Wimbledon, tenistja ruse u shpreh se e mori këtë vendim për t’u përgatitur sa më mirë për US Open.

Në këtë moment të karrierës time jam e detyruar të marr vendim të vështira, duke i programuar më mirë turnetë. Kam nevojë të kujdesem më shumë për trupin tim dhe të jem e shëndetshme”, tha Sharapova.

Kjo është hera e katërt këtë vit që Sharapova tërhiqet nga një turne, pasi atyre të Dubai, Majemi dhe Birmingham. Në turneun e San Jose (30 korrik-5 gusht) do të jenë tenistet amerikane Venus e Serena Williams, Victoria Azarenka e Madison Keys. Pritet që tenistja ruse të luajë në turneun e Stanford, që nis me 6 gusht, ku dhe do të nisë zyrtarisht përgatitjet për grand slemin e US Open.

Më shumë nga Tenis