Basketboll

Sezoni i ri i Euroleague, të gjithë sfidojnë kampionët e Real

Pas 5 muajsh pushim do të nisë të enjten pasdite aktiviteti më i rëndësishëm i basketbollit për skuadra në Europë, sezoni 2018-2019 i Euroleague dhe sfida e parë është një përballje “big” mes CSKA Moskë e Barcelona. Dy ekipe pretendente për titull, që do të duelojnë në Moskë, ndërkohë që ashtu si gjithnjë, ndeshjet do të luhen të ndara në dy ditë (të enjte dhe të premte).

Kampion në fuqi është ekipi i Real Madrid, që luan nesër në fushën e tij ndaj Stambollit, ku do të kërkojë ta nisë me fitore mbrojtjen e trofeut. Ndeshjet e “final four” të këtij edicioni do të zhvillohen në maj, në Baskonia të Spanjës.

Siç dihet, në këtë turne marrin pjesë 16 skuadra, që ndodhen në një grup të vetëm dhe luhet me sistem vajtje-ardhje (30 ndeshje sezoni i rregullt). 8 ekipet më të mira avancojnë në çerekfinalet e play off-it e më pas 4 fituesit shkojnë në “final four”.

Euroleague – Java e parë

11 tetor, CSKA Moskë – Barcelona, ora 19:00

11 tetor, Panathinaikos – Maccabi Tel Aviv, ora 20:00

11 tetor, Bayern Mynih – Anadolu Efes, ora 20:30

11 tetor, Real Madrid – Stamboll, ora 21:00

12 tetor, Buducnost – Armani Milano, ora 18:45

12 tetor, Khimki Moskë – Olympiacos, ora 19:00

12 tetor, Zalgiris Kaunas – Baskonia Gasteiz, ora 19:00

12 tetor, Fenerbahce – Gran Canaria, ora 19:45

Më shumë nga Basketboll