Seria A

Sfidë e dyfishtë, Juventus kërkon mbrojtësin e Inter!

Të shtunën në mbrëmje, “San Siro” do të jetë i mbushur plot. Derbi i Italisë vlen më shumë se zakonisht sepse zikaltërit nuk mund të dështojnë në rrugën drejt Champions League, ndërsa Juventus rrezikon të humbasë titullin. Por sfida nuk është vetëm kaq. Inter dhe Juventus po duelojnë edhe në merkato.

Në ditët e fundit, bardhezinjtë janë interesuar seriozisht për pozicionin e Joao Cancelo, mbrojtësi i djathtë i Portugalisë, që Inter ka huazuar nga Valencia në verën e kaluar, me të drejtë blerje përfundimtare në fund të sezonit.

Javët e kaluar Inter mori premtimin se Kwadwo Asamoah do të kalojë te zikaltërit në sezonin e ardhshëm, kur t’i përfundojë kontrata me bardhezinjtë dhe në këto kushte, Juventus ka përgatitur kundërsulmin.

Cancelo, gjatë këtyre muajve, ka bindur stafin teknik dhe drejtues të Inter për blerjen përfundimtare të tij, por 38 milionë euro janë shumë, sidomos nëse nuk kualifikohet në Champions League. Kjo i jep shpresë Juves, që në verë do të largojë Lichtsteiner.

Më shumë nga Seria A