Miks Bota

Sfidoi dallgët e uraganit Irma, sërfisti përplaset me shkëmbinjtë

Mes 15 viktimave që ka shkaktuar ditët e fundit uragani Irma është edhe një sërfist, 16-vjeçari Alexander “Zander” Venezia. Ai tentoi që të sfidonte dallgët e mëdha të shkaktuara nga ky uragan, por për fatin e tij të keq u përplas me shkëmbinjtë dhe humbi jetën. Incidenti ka ndodhur sot në ishullin e Barbados.

Sipas “surfline”, i riu ishte bashkë me miqtë e tij në plazh, kur vendosi të ndërmerrte këtë aventurë, teksa pa dallgët e mëdha. Por ai nuk arriti të mbijetojë edhe pse miqtë e tij u përpoqën që përmes frymëmarrjes artificial ta mbajnë në jetë. Më pas erdhi edhe një autoambulancë, por përpjekjet rezultuan të kota, pasi djaloshi u deklarua i vdekur pasi mbërriti në spital.

Më shumë nga Miks Bota