FSHF

Sfidon Dukën, por nuk dorëzon mandatin e deputetit! Bashkim Fino zyrtarisht për President të FSHF-së

“Sot më ka kandiduar klubi i Lushnjës për postin e presidentit të FSHF, ndërkohë që nesër pritet kandidimi nga ana e Flamurtarit dhe Partizanit. Gjej rastin që të ftoj klubet e tjera që më mbështesin të mos vazhdojnë me kandidimin tim, pasi mjafton një kandidim për të më zyrtarizuar si kandidat për kreun e FSHF, me qëllim që të ruajnë votat e tyre për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv. Për shkak se e kam pasion të jashtëzakonshëm futbollin dhe kam dhënë për sportin, si në kohën kur kam qenë kryetar bashkie, mendoj se ka ardhur momenti dhe koha për të bërë diçka ndryshe dhe për të dhënë një imazh të ri. Të jeni të bindur ju, se nëse do të marr votëbesimin, unë do të mendoj 24 orë në ditë vetëm për futbollin”, sqaroi kandidati për president të FSHF, Bashkim Fino.

Rezultate imazhesh për bashkim fino armand duka

“Unë jam një politikan karriere i vjetër. Duka ka thënë dikur se kemi qenë shokë, mbase kemi qenë në Universitet, ku kam përfunduar për ekonomik, më pas kam qenë drejtor, kryetar bashkie, kryeministër, zëvendëskryeministër e më tej. Pra kam një karrierë të gjatë politike, si në pushtetin vendor, ashtu edhe atë qendror. Jam prej 20 vitesh deputet, por asgjë nuk më ndalon që të kandidoj”, deklaroi Fino.

Rezultate imazhesh për bashkim fino armand duka

“Nuk e shoh si luftë, jam entuziast për garën. Dua që të jetë një fushatë “Fair-Play”. Nuk është qëllimi im që të luftoj në fushatë, por tu mbush mendjen anëtarëve në asamble që të votojnë platformën time për një futboll të pastër dhe ndryshe. Më vjen keq për Dukën dhe deklaratën e tij duke përzier emrin tim dhe Partinë Socialiste, pasi unë kam qenë një mbështetës i Kombëtares së Shqipërisë dhe futbollit”, vijoi Fino.

Rezultate imazhesh për bashkim fino stadium

“As kushtetuta dhe as statuti nuk më detyrojnë të jap dorëheqjen nga mandati i deputeti. Nëse do të ishte detyrim ligjor që të jepja dorëheqjen nga posti i deputetit, për të kandiduar për postin e kreut të FSHF, atëherë do ta jepja, për të qenë në zbatim të ligjit dhe statutit. Por FSHF është një OJF dhe nuk është detyrim doërheqja nga mandati i deputetit”, deklaroi ndër të tjera, Fino.

Rezultate imazhesh për bashkim fino stadium

Më shumë nga FSHF