Futboll

Sfidon Messi-n në La Liga, Zaza luan me menisk të këputur

Simone Zaza te Valencia duket se ka gjetur më në fund dimensionin e tij, sidomos nga kur në pankinën e “Lakuriqëve të Natës” ka mbërritur Marcelino, një trajner me të cilin, edhe pse ka patur përplasje, sulmuesi po përjeton një moment me rendiment në nivele shumë të larta në La Liga. Pas 11 javësh në La Liga, Zaza pozicionohet në vend të dytë me Valencia dhe numëron 9 gola të shënuar, duke qëndruar pas bomberit Lionel Messi. Falë 6 golave të shënuar gjatë pjesës së dytë të sezonit të kaluar, Simone Zaza tashmë ka totalizuar 15 gola në 31 ndeshje, duke hyrë në historinë e klubit spanjoll, si italiani më produktiv, duke parakaluar edhe Marco Di Vaio, që ishte ndalur në kuotën e 14 golave.

Rezultate imazhesh për zaza messi

Pikërisht si shpërblim për performancën optimale me Valencia, Zaza u grumbullua edhe nga ish-trajneri i Italisë, Ventura, për dy ndeshjet ndaj Suedisë, por ai nuk u aktivizua për shkak të një shqetësimi në gju. Në prag të ndeshjes ndaj Espanyol, trajneri i Valencia, Marcelino ka sqaruar gjatë konferencës për mediat: “Zaza ka një këputje të pjesshme të meniskut, me të cilën bashkëjeton prej kohësh dhe që i shkakton bezdisje të përkohëshme. Është një situatë që mund të vazhdojë gjatë, deri kur ta kushtëzojë artikulimin ose të bllokojë gjurin, duke detyruar ndërhyrjen. Për këtë të dielë ai do të luajë. Gjuri mund të bllokohet në çdo çast, edhe nesër. Por është e sigurtë që nuk do të marrim kurrë asnjë vendim që të vërë në rrezik shëndetin e tij”.

Rezultate imazhesh për zaza messi

Më shumë nga Futboll