Connect with us

Kampionati Shqiptar

Shameti: Viti i pestë te Kukësi? Ndihem si në shtëpinë time!

Mbrojtësi Ylli Shameti ka rinovuar edhe për një tjetër sezon me skuadrën e Kukësit. Gjirokastriti ka nënshkruar ditën e djeshme kontratën e re dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e kampionëve të Shqipërisë. 33-vjeçari prej 4 sezonesh është pjesë e Kukësit dhe tashmë do të hyjë në vitin e tij të pestë. Pas rinovimit, Shameti ka folur për sajtin e klubit. Ai është shprehur mjaft i kënaqur për rinovimin dhe vazhdimin e aventurës me klubin verilindor:

“Jam mjaft i kënaqur që rinovova me ekipin e Kukësit. Kam 4 vite këtu dhe ndihem si në shtëpinë time, normalisht që do t’i bëja 5 vite me Kukësin. Firmosa edhe për respekt të presidentit Safet Gjici, pasi bisedova me të, gjeta gjuhën e përbashkët, dhe nuk mund të largohesha. Do të vazhdoj edhe për këtë sezon dhe i kam objektivat e qarta, do të bëj maksimumin për realizimin e tyre. Besoj se mund t’ia dalim mbanë. Tifozët janë si oksigjen për ne, sa më të shumtë të jenë ata, aq më shumë luajmë edhe ne. Një pjesë e suksesit është edhe për ta. Skuadra është forcuar ndjeshëm dhe më vjen mirë që do të jem pjesë e këtij grupi”.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar