Speciale

Shanset më të mëdha janë për finalen Real Madrid-Liverpool…

Shorti i gjysmëfinaleve të Champions League vendosi se Bayern Munich do të ndeshet me Real Madrid dhe Liverpool do të luajë kundër Roma. U konsiderua si një “short i këndshëm”, ai që kërkohej nga pjesa më e madhe e tifozëve, që premton ndeshje emocionuese dhe plot me histori për t’u treguar. Më poshtë po marrim në shqyrtim të dyja sfidat, duke tentuar të parashikojmë se si do të shkojnë ndeshjet dhe cilët faktorë do të ndikojnë në synimin e këtyre katër “armatave” për të shkuar në finalen e madhe…

Liverpool – Roma

Ka nga ata që mendojnë se shorti i Champions League është “i trukuar”, me synimit për të mos përplasur ekipet e mëdha në fillim ose për të vendosur ekuilibër në përballje. Fakti që na u dha një përballje PSG-Real Madrid në 1/16-t e finaleve dhe më pas Manchester City, Real Madrid, Barcelona dhe Bayern Munich nuk u ndeshën me njëri-tjetrin në çerekfinale, i jep më shumë “gojë” këtyre thashethemeve.

ROME, ITALY - APRIL 10: Kostas Manolas of AS Roma celebrates the win after the UEFA Champions League Quarter Final Leg Two between AS Roma and FC Barcelona at Stadio Olimpico on April 10, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Rikthimi i Mohamed Salah në Romën përbën një arsye interesante dhe që “ndez” më tepër gjysmëfinalen. Mbrojtësit e Romës, ose të paktën Kostas Manolas dhe Alessandro Florenzi, e dinë mirë rrezikun që përfaqëson sulmuesi nga Egjipti, duke qenë se kanë luajtur në ekip me të nga viti 2015 deri në vitin 2017. Teorikisht ata i njohin lëvizjet e tij dhe do të kenë kujdes në kontrollimin e shpejtësisë të këtij futbollisti.

MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 10: Roberto Firmino of Liverpool celebrates scoring the second goal with Alex Oxlade-Chamberlain, Virgil Van Dijk, James Milner and Andy Roberton during the Quarter Final Second Leg match between Manchester City and Liverpool

Lajmi i mirë për Romën është se ndoshta me përjashtim të Raphael Varane, Manolas është qendër mbrojtësi më i shpejtë në Champions dhe kjo i jep shpresë verdhekuqve në duelin mes grekut dhe Salah. Ky duel do të jetë një nga dy betejat “kyçe” që pritet të vendosin këtë sfidë, tjera do të jetë në mesfushë.  Të dyja ekipet, Liverpool dhe Roma bazojnë gjithçka te ritmi dhe forca fizike në qendër të fushës. Agresiviteti dhe organizimi i lojës në kundërsulm ishin “armët” me të cilat eliminuan përkatësisht Manchester City dhe Barcelonën.

Kevin Strootman, Daniele De Rossi dhe Radja Nainggolan shkëlqyen në fitoren e famshme 3-0 në “Olimpico” duke përdorur grintë dhe agresivitet për të mposhtur lojën statike dhe akademike të futbollistëve të Barcelonës. Tre “snaiperat” e Liverpool do ta ketë shumë të vështirë t’i thyejnë ekuilibrat e tyre me kundërsulmet e tyre, por padyshim që do të përpiqen

Çfarë formacioni do të aktivizojë Eusebio Di Francesco mbetet një dilemë e madhe. Askush nuk e priste vendosjen 3-5-2, ditën e martë, me Patrik Schick dhe Edin Dzeko në sulm, pasi gjithmonë në këtë sezon kishte luajtur me 4-3-3. Ky do të jetë shqetësimi kryesor i Jurgen Klopp në përgatitjen e ndeshjes. Verdhekuqtë po përgatisin një tjetër surprizë pranvere për të prishur ekuilibrat e Liverpool, por mbetet për t’u parë nëse do të kenë sukses.

Parashikimi ynë: Kualifikohet Liverpool

(L-R) Cristiano Ronaldo of Real Madrid, Jesus Vallejo of Real Madrid during the UEFA Champions League quarter final match between Real Madrid and Juventus FC at the Santiago Bernabeu stadium on April 11, 2018 in Madrid, Spain(Photo by VI Images via Getty

Bayern Munich – Real Madrid

Nëse ndeshjet e fundit mes Real Madrid dhe Bayern Munich rezultati ka qenë gjithmonë i paparashikueshëm, të paktën këtë herë do të vlejë për të hedhur poshtë zërat që shorti është i trukuar. Vitin e kaluar “gjigantët” e çuan ndeshjen në shtesë gjatë çerekfinaleve, teksa kujtesa e kundërsulmeve të Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo kundër mbrojtjes së Pep Guardiola në vitin 2014 është ende i freskët.

Por e kaluara e favorshme për “Los Blancos” nuk vlen aspak në këto momente, pasi Zinedine Zidane e di se Bayern i Jupp Heynckes nuk ka asgjë të ngjashme me ekipet e së kaluarës së Ancelotti dhe Guardiola. Bavarezët janë skuadra “më e shëmtuar” për t’u parë nga katër gjysmëfinalistet, por padyshim më solidja

Ndryshe nga Real Madrid, Liverpool ose Roma, te Bayern Munich është e vështirë të dallosh pika të dobëta. Edhe Sven Ulreich, i cili ka marrë vendin e portierit titullar të dëmtuar Manuel Neuer, pas fillimit shkatërrimtar të vitit është kthyer në një protagonist pozitiv. Një ekip i stërvitur mirë, me një mesfushë të ekuilibruar, një mbrojtje solide dhe sulm elitar. Pyetja e vetme që mund të shtrohet te Bayern Munich është nëse do të jenë në gjendje të gjejnë ritmin e lojës që nevojitet në të tilla ndeshje…

MUNICH, GERMANY - APRIL 11: James Rodriguez of FC Bayern Muenchen gestures during the UEFA Champions League Quarter Final second leg match between Bayern Muenchen and Sevilla FC at Allianz Arena on April 11, 2018 in Munich, Germany. (Photo by Boris Streub

Besiktas nuk ishte një pengesë reale në 1/16-t e finaleve, aq më tepër kur mbetën me dhjetë futbollistë që në ndeshjen e parë duke i dhënë fund sfidës. Ndaj Sevilla, bavarezët u menduan më shumë për t’u mbrojtur, por faktikisht krijuan shumë pak. Ishin të shumtë ata që prisnin gola në ndeshjen e kthimit në Mynin, por ndonjëherë futbolli në Kupat e Europës nuk të imponon shënimin e golave, por mos t’i pësosh ato. Kësisoj, “pazëlli” që duhet të formojë Heynckes ka të bëj me mënyrën si duhet të ndalë lëvizjet e sulmuesve të Real Madrid, sidomos nga krahët.

Joshua Kimmich u pa disa herë në vështirësi kundër Sevilla, edhe pse përballë tij ishin Joaquin Correa, Pablo Sarabia dhe Wissam Ben Yedder, ndërsa tani kundërshtarët quhen Marcelo, Cristiano Ronaldo dhe Isco

Për sa i përket historisë kjo ndeshje ka shumë domethënie dhe pika intriguese. Heynckes fitoi Champions League në vitin 1998 me Real Madrid dhe tani do të përpiqet t’i mposhtë. Toni Kroos e nisi karrierën e lavdishme me Bayern, por tani është kundërshtari kryesor i tyre, ndërsa James Rodriguez do të ketë ndjesinë e revanshit, pasi madrilenët e huazuan në Bavari.

Parashikimi ynë: Kualifikohet Real Madrid

Më shumë nga Speciale