Premier League

Shaqiri i tregon Klopp-it se ku duhet të luajë

Xherdan Shaqiri zbuloi se ai do të preferonte të luante si fantazist. “Është plotësisht ndryshe për ty si lojtar që të kesh kaq shumë hapësirë, të luash si nr.10”, tha ai për gazetën zvicerane “Blick”.

“Trajneri më jep mua liri dhe unë përpiqem ta përdor atë në mënyrë që të ndihmoj ekipin sa më shumë të mundem. Me pasime ose gjuajtje vendimtare”.

“Kundër Portugalisë kam luajtur pothuajse si mbrojtës i djathtë. Unë luaj ku më vendos trajneri. Por, sigurisht, në krahë ke detyra më mbrojtëse se sa në mes. E di këtë që kur isha tek Bayern Munich. Aty luaja edhe si mbrojtës krahu”, ka përfunduar zvicerani.

Më shumë nga Premier League