Tenis

Sharapova, më 15 maj vendoset fati i saj në Roland Garros

Tenistja ruse Maria Sharapova i duhet të presë 15 majin për të mësuar fatin e saj në grand slemin e Roland Garros. Ish-numri 1 në botë ka eplikuar për të marrë një ftesë nga organizatorët e grand slemit parizien, por nuk e ka të sigurt praninë e saj në turneun e fituar në vitet 2012 dhe 2014. Lajmin e ka konfurmuar presidenti i këtij turneu, Bernard Giudicelli gjatë një konference shtypi, duke thënë se do të mblidhet këshilli për të vendosur fatin e saj. Në rast se Sharapovës nuk do t’i jepet ftesa, që do thotë pjesëmarrje direkt në raundin e parë, atëherë rusja ka mundësinë që ta nisë turneun nga faza eliminatore dhe të fitojë në fushë kualifikimin për në raundin e parë.

Tenistja ruse Maria Sharapova

Sharapova, e pezulluar deri më 26 prill për përdorim dopingu (15 muaj), ka dalë nga renditja botërore dhe i nevojitet ftesa (wild card) për të luajtur në turnetë e ndryshëm. Ose do t’i nisë ato nga faza eliminatore, që do të thotë lodhje më e madhe fizikisht. Por Sharapova do të rikthehet në fushë më 26 prill, ditën që i përfundon pezullimi, në turneun e Shtugardit, ku ka marrë një ftesë. Më pas, ajo do të luajë me ftesë edhe në Madrid e Romë, turne ku ajo shpreson të bëjë një paraqitje të mirë dhe të bindë organizatorët e Roland Garros. Pas mungesës së Serena Williams, shtatzënë, për organizatorët e turneut parizien mund të ishte vetvrasje lënia jashtë e Sharapovës, pasi do të thotë më pak bileta të shitura.

Më shumë nga Tenis