Connect with us

Tenis

Sharapova: Gati për rikthimin, dua të tregoj se jam sërish kampione

Maria Sharapova përgatitet për rikthimin në fushë pas një dëmtimi të pësuar që në turneun Masters të Romës. Ajo ka qëndruar për gati 3 muaj pushim, por tani është gati për të rinisur aventurën e saj, këtë herë në fushat me çement të Amerikës. “Më ka munguar shumë fusha. Fakti që u dëmtova pas rikthimit më ka mërzitur, pasi synoja të luaja më shumë. Jam përgatitur mirë, jam gati për një sipërfaqe të vështirë dhe dua të bëj një paraqitje të mirë”, u shpreh tenistja ruse, optimiste për të ardhmen e saj.

Jam përgatitur mirë, jam gati për një sipërfaqe të vështirë dhe dua të bëj një paraqitje të mirë

Sharapova pergatitet per US Open

Sharapova ka marrë një ftesë nga organizatorët e turneut Masters të Sinsinatit, që nis më 14 gusht dhe i paraprin grand slemit të US Open. “Dua t’i ngjis shkallët një e nga një dhe të jem në maksimum në US Open. Falënderoj organizatorët e turneut të Sinsinatit për ftesën, shpresoj që të bëj një paraqitje të mirë. Ky “restart” shpresoj të jetë më i mirë se sa ai në prill, pasi duaj të luaj më shumë dhe të tregoj se jam sërish një kampione”, deklaroi sot për emdiat tenistja ruse Maria Sharapova.

Më shumë nga Tenis