Gossip

Sharapova magjeps Romën, një gladiatore seksi në Kolose

Jo vetëm gladiatorë, por edhe një bukuroshe. Në mjediset e Koloseut, në Romë, ka zbarkuar mëngjesin e sotëm tenistja ruse Maria Sharapova, që përgatitet të debutojë po sot në turneun Masters që zhvillohet në kryeqytetin italian. Tenistja ruse ka pozuar për fotografët gjatë vizitës së saj, duke përfituar nga pushimi për të qenë pranë fansave të saj.

Tenistja ruse Maria Sharapova ne Koloseun e Romes

Gjatë vizitës së saj te Koloseu, ajo shoqërohej nga tenisti çek Tomas Berdych. Foto mjaft të këndshme të tenistes ruse, që tregoi edhe një herë se pavarësisht kritikave që merr, sidomos pas daljes pozitive dhe pezullimit 15 mujor, mbetet ende e adhurueshme nga fansat.

Tenistja ruse Maria Sharapova ne Koloseun e Romes

30-vjeçarja ruse do të debutojë sot në raundin e parë të turneut Masters të Romës, ku do të luajë ndaj amerikanes Christina McHale. Ajo merr pjesë në këtë turne pas një ftese që mori nga organizatorët, ashtu si në Shtutgard dhe Madrid. Shumë tenistë janë shprehur kundër trajtimit që i bëhet tenistes.

Tenistja ruse Maria Sharapova ne Koloseun e Romes

Më shumë nga Gossip