Tenis

Sharapova rikthehet në turneun e Doha-s: Jam gati për një tjetër sfidë

Tenistja ruse Maria Sharapova do të rikthehet në fushë javën e ardhshme, ku do të luajë në turneun e Doha, me objektivin për ta fituar këtë aktivitet të rëndësishëm. Ish-numri 1 në botë ka marrë një ftesë nga organizatorët dhe mezi pret të luajë pas eliminimit në raundin e tretë nga grand slemi i Australian Open. “Ai turne ishte i rëndësishëm për mua, pasi luaja në një grand slem pas shumë kohësh, ndaj kisha emocione dhe ndoshta nuk dhashë atë që pritej. Por ajo pjesëmarrje ishte një leksion për mua, pasi tani e kam edhe më të qartë se çfarë më pret”, tha Sharapova.

Bukuroshja ruse ka mbërritur në Doha ku dhe po zhvillon seancat e radhës me shpresën që të bëjë një paraqitje të mirë në këtë turne, për të fituar pikë dhe ngjitur shkallët e renditjes. Por ajo është e vetëdijshme se do ta jketë të vështirë, pasi aty do të jenë edhe Caropline Wozniacki, Simona Halep, Garbine Muguruza e Elina Svitolina, të gjitha pretendente. “Çdo turne është i vështirë dhe po nuk mposhte më të mirat nuk do të triumfosh kurrë në fund. Jam gati për të nisur një tjetër betejë të fortë dhe shpresoj që gradualisht të shkoj deri në fund e fitoj”, deklaroi Maria Sharapova.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Tenis