Futboll

Shau gjyqtarin, ish-lojtari i Interit rrezikon 2 vite burg

Telashe për ish-futbollistin turk të Interit, Caner Erkin. I ardhur në verën e vitit 2016 te skuadra zikaltër, ai u dha në formë huazimi te Beshiktashi, pasi nuk bindi trajnerin Mancini gjatë ndeshjeve miqësore. Por tashmë ai rrezikon deri në 2 vite burg, pasi ka sharë rëndë gjyqtarin e ndeshjes në momentin kur është ndëshkuar nga ky i fundit me kartonin e verdhë. Episodi ka ndodhur në ndeshjen e 23 tetorit të vitit të kaluar midis Beshiktashit dhe Basaksehir.

Caner Erkin gjate prezantimit me fanellen e Interit

Akuza ndaj Erkin është se ka sharë dhe fyer me fjalë të rënda një funksionar shteti që ndodhej në fushë për të mbajtur rregullin publik. Sipas mediave turke, Erkin do të dalë gjatë ditëve të ardhshme para një gjykatësi, që më pas do të japë edhe vendimin. Lojtari i Beshiktashit ka mohuar gjithnjë faktin se ai ka përdorur fjalë fyese karshi gjyqtarit, por pavarësisht kësaj Erkin rrezikon të kalojë 2 vite pas hekurave, në burgjet turke.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll