Futboll

Shefi i Premier League: “Algoritmi i FIFA-s për transferimet është qesharak”

Propozimi i FIFA-s për të zhvilluar një algoritëm për të fiksuar çmimin e futbollistëve, është cilësuar qesharak nga shefi i Premier League. Limitet mbi shumat që klubet mund të lejohen të shpenzojnë për futbollistët po konsiderohen nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, të paktën sipas disa dokumentave të zbuluara.

Gjithsesi, Bill Bush, drejtor i politikave në Premier League, deklaroi për ‘Telegraph Sport se nuk mendon që klubet të pranojnë kurrsesi një sistem që automatikisht të gjenerojë çmimin e futbollistëve. “Personalisht mendoj se është qesharake. Kush e di se ku do të shkojë AI, ndaj kurrë mos thuaj kurrë, por tregu e merkato është ajo që gjtihëkush mendon se vlen. Është kjo ajo që vendos çmimin dhe si mund ta gjenerosh atë me algoritëm, nuk e di. E sheh Ronaldon në episode të ndryshme të karrierës së tij. Si mund të shkruash një formulë që të kapë aftësitë, personalitetin, dëmtimet, aftësitë për të shitur imazhin dhe projektimin e të ardhmes?”, deklaroi shefi i Premier League.

Më shumë nga Futboll