Futboll

Shehi e ka me titullarët, senatori në dyshim ndaj Flamurtarit!

Festë mbi tavolina pas një fitoreje të vuajtur me Kastriotin dhe duket se euforia rrëmbeu Skënderbeun! E çuditshme, pasi skuadra korçare ka shumë eksperiencë, por në fushë ndaj Laçit la shumë për të dëshiruar në humbjen 2-0. Tekniku Orges Shehi nuk ka humbur kohë dhe ka nxjerrë në stërvitje skuadrën e tij për ta përgatitur para ndeshjes me Flamurtarin. Numri një i stolit e zhvilloi seancën stërvitore me një program të veçantë.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Kryepankina e korçarëve fillimisht zhvilloi një analizë me skuadrën e tij për humbjen ndaj kurbinasve. Ai nxori gabimet dhe u kërkoi futbollistëve që të shfaqnin impenjim maksimal ndaj Flamurtarit. 41-vjeçari më pas nisi stërvitjen. Nën udhëheqjen e stafit teknik titullarët e sfidës ndaj Laçit e nisën me vrap të lehtë rreth fushës, ndërsa më pas iu nënshtruan një programi shkrydhës.

Kapiteni Radas shqetëson para ndeshjes me vlonjatët, pasi kreu vetëm vrapime rreth fushës. Kroati është në pikëpyetje para ndeshjes me Flamurtarin. Takimi ndaj vlonjatëve është shumë i rëndësishëm për korçarët, pasi është një ndeshje force. Gëzimi i vendit të parë ishte minimal për ta, pasi e humbën shumë shpejt. Kampionët, ashtu siç nuk jemi mësuar t’i shohim, janë në vendin e dytë duke ndjekur kryesuesit.

Më shumë nga Futboll