Connect with us

Kampionati Shqiptar

Shehi: Humbja me Partizanin na djeg shumë

Ka qenë fajtor në rastin e golit të parë të Partizanit, por ka shpëtuar golin e tretë, që ishte në këmbët e Realdo Filit. Kapiteni i kampionëve, portieri Orges Shehi,

Ka qenë fajtor në rastin e golit të parë të Partizanit, por ka shpëtuar golin e tretë, që ishte në këmbët e Realdo Filit. Kapiteni i kampionëve, portieri Orges Shehi, e ka përjetuar plot hidhërim disfatën me të kuqtë. Sidoqoftë, për veteranin durrsak, është humbur një betejë, jo lufta: “Ishte një humbje që na djeg shumë, na mërzit jashtë mase. Besoj se nuk e meritonim të mundeshim, por i tillë qenka futbolli, rastis të kesh edhe fatin kundër. Unë mendoj se, pas shënimit të golit, ne nuk është se menduam të mos pësonim, por dy golat që pësuam ishin aksidentalë.

shehi-2

Ishin dy gola krejtësisht të evitueshëm dhe nuk ka të bëjë fakti se u tërhoqëm prapa apo diçka tjetër. Humbjet djegin, sidomos kur vijnë me rivalin direkt. Na djeg sa më s’ka, por duhet të bëhemi të fortë dhe të shohim kampionatin që kemi përpara. Kemi ende shumë javë përpara. Me të vërtetë jemi katër pikë larg nga vendi i parë, por sezoni është ende i gjatë dhe duhet të përmirësohemi e të marrim veten. Kemi humbur një betejë, ndërsa lufta ende vazhdon.”

 

[interaction id=”5838398fd0519538717531a6″]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar