Connect with us

Futboll

Shehi: “Ndaj Tiranës, gabim ta llogarisim si 3-pikësh të lehtë”

Në prag të sfidës ndaj Tiranës, e vlefshme për javën e 34-t të Kampionatit Shqiptar të futbollit portieri veteran i kampionëve në fuqi bën panoramën e përgjithshme të situatës në kampin e Skënderbeut, tashmë tërësisht i vetëpërgjegjshëm dhe padron i fatit të tij në garën për mbrojtjen e titullit kampion. “Pavarësisht pikëve dhe pozicioneve në rënditje, mendoj se është ndeshje mjaft e fortë, pasi kemi përballë një kundërshtar që gjithmonë na ka vendosur në vështirësi. Mendoj që pozicioni që ka në rënditje nuk i shkon për shtat edhe për shkak të organikës që ka. Ndeshje e rëndësishme që kërkon impenjim dhe vlerësim maksimal. Besoj se do të jetë një ndeshje e bukur dhe e luftuar nga të dyja skuadrat. Gabim nesë e shohim 3-pikëshin mjaft të lehtë, duhet të mobilizohemi 100%”, deklaroi Shehi në konferencën për shtyp, sipas portalit të klubit.

“E kam thënë dhe herë tjetër që pas ndeshjes me Partizanin kemi pasur si objektiv që ti marrim ndeshjet një e nga një dhe të mundohemi të fitojmë të gjitha ndeshjet. Deri tani ja kemi dalë duke fituar të gjitua ndeshjet madje dhe ato të kupës por na duhet të vazhdojmë me këtë ritëm deri në fund për të arritur objektivat e klubit. Tashmë jemi më të qetë. Normalisht kur rivalët ishin të shkëputur me pikë shpresonim që të ndaleshin ata, perveçse të fitonim ne. Pas barazimit të rivalëve në ndeshje direkte, gjithçka varet nga këmbët tona ndaj na duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Ta them troç, kampionati varet vetëm nga ne. Gjithsesi nuk mendojmë për rivalët, ndeshja e radhës është mjaft e rëndësishme për ne. Ndeshjet i marrim një e nga një”, përfundoi portieri veteran i Skënderbeut, Orges Shehi.

Më shumë nga Futboll