Champions League

I shënoi Chelsea, por Leo Messi ka gjashtë “mace të zeza” në Champions

Statistikat e Leo Messit në Europë janë mbresëlënëse. Pas shënimit të golit të barazimit në Chelsea-Barça (1-1), jo vetëm evitoi humbjen e të tijve në sfidën e parë të 1/8 finale të Ligës së Kampioneve, sezoni 2017-2018. Përveç kësaj, ylli argjentinas shtoi një emër të ri në listën e tij të gjatë të “viktimave”, duke reduktuar një nga numri i rivalëve të pamposhtur. Messi ka 101 gola në 126 ndeshje europiane. Ai ka shënuar ndaj 29 prej 35 klubeve, me të cilët është matur në Champions, gjatë karrierës së tij. Megjithatë, ka gjashtë prej tyre që, deri më tani, Leo nuk ka qenë në gjendje t’i kapërcejë.

(Klubi, ndeshjet e luajtura, minutat e luajtura):
1.Atlético – 4 ndeshje – 360′
2.Rubin Kazan – 4 ndeshje – 237′
3.Inter – 3 ndeshje – 270′
4.Benfica – 2 ndeshje – 122′
5.Liverpool – 2 ndeshje – 180′
6.Udinese – 1 ndeshje – 70′

Rasti i Atlético
Nuk është më rast kurioz ai i Atletico Madridit, një ekip që është në mesin e “viktimave” të rregullta të Leo Messit, kur Barcelona dhe “Rojiblancos” maten në kampionat, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës, por në vend të kësaj, ky kundërshtar ka arritur t’i ndalë Blaugrana-t në dy çerekfinale të Ligës së Kampionëve (2013-2014 dhe 2015-2016).
Rezultati: një fitore (2-1), një barazim (1-1) dhe dy humbje (1-0 dhe 2-1) për Blaugrana-t. Në vend të kësaj, bilanci global i 35 ndeshjeve kundër Atletico Madridit, për Messin është i qartë: 27 gola, me 21 fitore, 8 barazime dhe 6 humbje. Vetëm Sevilla (29) ka pranuar më shumë gola të Messit, ndërsa Real Madridi ka marrë tashmë 25 gola nga argjentinasi.

Rubin Kazan
Një rast i veçantë është ai i Rubin Kazan, ekipi rus, që kishte aftësinë dhe trajnerin Kurban Berdyev për të neutralizuar Leon dhe Pep Guardiolën në katër ndeshjet e tyre të fazës së grupeve të Champions-it (2009-2010 dhe 2010-2011). Një humbje në Camp Nou (1-2), dy barazime në Kazan (0-0 dhe 1-1) dhe një fitore në “Estadi” (2-0) janë rezultatet e katalanasve.

Tre të shquar
Tre të shquar të Europës, fitues të Ligës së Kampionëve, vendosën gjithashtu në punë sistemet e tyre mbrojtëse për të ndalur Leo Messin. Liverpool në 2006-2007, me trajner Rafa Benitez, i cili aplikoi të njëjtën recetë, duke fituar 1-2 në “Camp Nou” dhe humbur 0-1 në “Anfield”. “Reds” u kualifikuan për në çerekfinale falë vlerës së dyfishtë të golave ​​në fushën e kundërshtarit.
Interi i Jose Mourinhos ia ka bërë gjërat të komplikuara, po ashtu, Messit dhe Barcelonës, me të njëjtën recetë. Leo luajti në barazimin 0-0 të fazës së grupeve (2009-2010) dhe në dy sfidat gjysmëfinale: 3-1 në Milano dhe 1-0 në Barcelonë. Argjentinasi nuk ka shënuar dot dhe Blaugrana-t janë eliminuar. Interi është shpallur kampion i Europës në atë edicion.
Benfica, në fazën e grupeve të sezonit 2012-2013, gjithashtu, neutralizoi aftësinë e shënimit të Messit, edhe pse Barça ishte në gjendje ta zbuste problemin pjesërisht. Ajo fitoi në Lisbonë (0-2), por barazoi në “Camp Nou” (0-0). Leo luajti 90 minuta në “Estadio da Luz” dhe 30 minuta në “Camp Nou”. Udinese është skuadra e fundit e kësaj liste. Ndodhi në fazën e grupeve (2005-2006) dhe Messi luajti vetëm ndeshjen në Itali, por pa shënuar dot gol.

Më shumë nga Champions League